I mituri sulmohet nga disa persona në Gjilan
Një person i moshës së mitur ka raportuar në polici se është sulmuar dhe rrahur nga disa persona të dyshuar gjatë kohës sa po shkonte nga shkolla në shtëpi.
Lajme
Viktima si pasojë e lëndimeve ka marrë tretman mjekësor në spitalin rajonal në Gjilan.
Policia ka njoftuar se ka identifkuar dhe arrestuar njërin nga të dyshuarit për këtë rast, poashtu i moshës së mitur, i cili ëshë intervistuar në prani të vëllait të tij dhe avokatit mbrojtës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.