Haradinaj: Tranzicioni i FSK-së do të ndikojë në sigurinë e Kosovës dhe të rajonit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot ka takuar komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe zëvendësministrin e FSK-së, Burim Ramadani.
Lajme
Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka takuar komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe zëvendësministrin e FSK-së, Burim Ramadani, raporton lajmi.net.
Siç ka bërë të ditur vet Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, në këtë takim është diskuar për transformimin e FSK-së.
Sipas Haradinajt, transformimi i FSK-së dhe Strategjia e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojnë në sigurinë e Kosovës dhe të rajonit.
Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:
Tranzicioni i FSK-së, sikurse edhe Strategjia e Sigurisë së Kosovës do të kontribuojnë në sigurinë e Kosovës dhe të rajonit.
Në takimin me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama, dhe zëvendësministrin për FSK, Burim Ramadani, diskutuam për angazhimin ndër-institucional në forcimin e institucioneve të sigurisë në vend. /Lajmi.net/