Franca e nderon Thaçin, e ulin bashkë me Trump, Merkel dhe Putin
Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është rezervuar një vend i veçantë gjatë ceremonisë së shënimit të përfundimit të luftës së parë botërore në Paris.
Lajme
Nga protokolli francez, Thaçi është ulur në binën A, në të cilin janë ulur liderët e shteteve dhe organizatave më të fuqishme të botës.
Derisa përfaqësuesit e shteteve të rajonit, protokolli francez i ka ulur në binën B.
Thaçi është duke përfaqësuar Kosovën në njërin ndër manifestimet më të mëdha botërore, ku po marrin pjesë liderët e vendeve më të fuqishme.