Therje me thikë afër stacionit të autobusëve në Pejë
Gjatë ditës së djeshme tek Stacioni i Autobusëve në Pejë është raportuar për një rast të tentim vrasjes.
Lajme
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë dy viktima meshkuj duke u shkaktuar lëndime trupore.
Dy viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, raporton lajmi.net.
Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë e cila është përdorur në rast.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas arrestimit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/