Këngëtari i njohur largohet nga grupi i Capital T dhe 2po2

Granit Derguti është njëri nga artistët më të dashur për publikun.

ShowBiz

07/11/2018 21:59

Deri më tani ai ka lansuar projekte të shumta muzikore të cilat u pëlqyen nga publiku, shkruan lajmi.net

Me anë të një postimi të publikuar në Instagram, Graniti tregon se është larguar nga grupi “Authentic Entertainment Label”, label ky i reperëve Capital T dhe 2po2.

“Te dashur shoke e shoqe, Kam nje njoftim per ju. Tash e tutje me nuk jam pjese e Authentic Entertainment Label. Kam vendosur te vazhdoj si artist i pavarur. Shoqeria jone do te vazhdoje. Une dua te falemnderoj perzemersisht te gjithe ne Authentic per kohen e mrekullueshme qe kemi kaluar se bashku. Shihemi se shpejti me projekte te reja… Paqe dhe dashuri ❤ “, shkruan ai.

“Magdalena”, “Superman”, “Lova”, “Take a shot”, janë disa nga këngët më të suksesshme të Granitit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bp5G5sQB3Vs/