Kuvendi Kosovës jep detaje për seancën e nesërme

Gjatë ditës së djeshme Kryesia e Kuvendit vendosi që seanca e thirrur nga opozita të mbahet nesër. Në njoftimin e sotëm Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur se seanca e nesërme fillon në ora 10:00.

Lajme

30/10/2018 17:50

Si pikë e parë e rendit të ditës është:  Debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në po të njëjtën ditë nga ora 14:00 pritet të vazhdojë seanca plenare e Kuvendi të Kosovës ku ndër pikat e rendit të ditës janë edhe ato që mbetën të papërfunduar nga seancat e kaluara.

R e n d i  i  d i t ë s

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 13, 14, 20 shtator dhe 15 tetor 2018:

Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/ L-010 për Noterinë,

Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

Votimi i Propozim Rezolutës nga Debati parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, bështetur edhe nga 7 deputetët nënshkrues nga GP i AAK-së, në lidhje me shtesat e fëmijëve.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 18, 19 dhe 25 tetor 2018:

Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,

Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,

Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,

Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,

Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat,

Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,

Votimi në parim  i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,

Votimi në parim  i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,

Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,

Votimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të  financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,

Votimi  i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,

Votimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,

Votimi i  Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,

Votimi për Emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,

Votimi për Emërimin e kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,

Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,

Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,

Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,

Votimi për Formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb,

Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare dhe në atë hetimor,

Emërimi i një (1) anëtari në Komisionin Hetimor Parlamentar. /Lajmi.net/