Moti për ditën e sotme
Temperaturat e ajrit, gjatë ditës së sotme do të zbresin pak nën vlera mesatare, por në fundjavë sërish do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi këto vlera.

Lajme
Minimalet do të luhaten nga 0C deri në 7C, e maksimalet do të zbresin nga 18C në 13C, e në fundjavë parashihet të rriten deri në 20C.
25.10 – Mot më i ftohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes vende-vende priten edhe ngrica.
26.10 – Mot kryesisht me diell. Gjatë ditës më ngrohtë.
27.10-28.10 – Mot më i ngrohtë, pjesërisht i vranët.
Sipas Prishtina Weather, shtypja atmosferike do të zbres në vlera normale, mirëpo shumë shpejtë do të shënojë rritje mbi këto vlera.