Usain Boltit i ofrohet kontratë dy vjeçare
Legjenda e atletikës, Usain Bolt, po bënë mirë edhe në botën e futbollit.
Sport
Sprinteri xhamajkan ka pranuar një ofertë profesionale dy vjeçare, transmeton lajmi.net.
Central Coast Mariners janë skuadra që duan të nënshkruajnë me Bolt, shkruan “The Australian”.
32 vjeçari është në prova tek kjo skuadër mirëpo duket se është afër të hyj në botën profesionale të futbollit.
Bolt më herët ka refuzuar një ofertë që erdh nga një klub nga Malta. /Lajmi.net/