Prokuroria kërkon një muaj paraburgim për zv/ministrin Cena dhe dy të tjerët për marrje ryshfeti
Policia e Kosovës gjatë mbrëmjes së djeshme arrestoi një nga zëvendësministrat e Qeverisë Haradinaj.
Lajme
Zv/ministri që u arrestua është ai i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena nga AAK.
Policia tha se ai u arrestua për shkak se dyshohet për involvimim në veprat penale “Marrje e Rryshfetit” dhe “Keqperdorim i Pozites apo Autoritetit Zyrtar”.
E ndaj të njëjtit pritet të caktohet masa e paraburgimit prej një muaji.
Këtë e konfirmoi sot për lajmi.net edhe zëvendësprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha.
“Ne do ta dërgojmë kërkesën në gjykatë, e ajo brenda 48 orëve vendos lidhur me masën e paraburgimit prej 30 ditëve. Kjo është e sigurtë se do të ndodhë. Nëse sot nuk mbahet shqyrtimi gjyqësor, sigurisht se nesër gjykata do ta caktojë seancë”, tha ai.
Theksojmë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende nuk ka dalur me ndonjë deklaratë lidhur me arrestimin e zv/ministrit Cena. /Lajmi.net/