Prokuroria e Ferizajt ngritë 12 aktakuza për dhunën në familje
Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ngritur 12 aktakuza për dhunën në familje
Lajme
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit shtator 2018, ka pranuar njëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje , me gjithsej 13 persona, ku gjashtë nga to janë femra dhe pesë meshkuj.
Gjithashtu, gjatë muajit shtator, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur 12 aktakuza për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm”, “Kanosje”, Ngacmim” dhe “Lëndim i rëndë trupor” të KPK-së./Lajmi.net/