Mustafa: Themelimi i ushtrisë, fitore e rëndësishme e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e mirëpritur miratimin e draft-ligjit për shëndrimin e FSK-së në Forca të Armatasoura të Kosovës.

Lajme

03/10/2018 13:27

Mustafa kërkon përkrahjen e ushtrisë nga qytetarët e Kosovës për t’u bërë pjesë e NATO-s, transmeton lajmi.net.

“Themelimi i ushtrisë, i cili filloi sot me procedurat parlamentare, do të jetë një fitore e rëndësishme e Kosovës, por edhe e SHBA-ve, të cilat e përkrahën këtë proces krahas mbështetjes së tyre të fuqishme në ngritjen e FSK-së si forcë moderne. FSK si ushtri e Kosovës, meriton të ketë përkrahjen e të gjithë qytetarëve të saj, të bëhet pjesë e merituar e NATO-s dhe faktor i rëndësishëm i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në botë”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Lajmi.net/