Një serial i jashtëzakonshëm mbi UÇK-në së shpejti në ekranet televizive /VIDEO

Një serial i jashtëzakonshëm televiziv pritet në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit të shfaqet në njërin nga televizionet kombëtare të Kosovës.

ShowBiz

25/09/2018 13:01

Bëhet fjalë për serialin me titull “Sunrise” (Lindja e diellit) që i kushtohet luftës së UÇK-së, krimeve të ushtrisë dhe policisë serbe, mbijetesës dhe problemeve të pasluftës.

Merret vesh se në këtë serial do të luajnë aktorët Shkumbin Sopjani, Enver Petrovci, Vlora Nikçi, Blerta Deliu, Alban Makolli, etj.

Regjinë e serialit, të parë të këtij zhanri në Kosovë, e ka bërë Krenar Belegu.

Detaje tjera nga ky serial pritet të bëhen të ditur më vonë. /Lajmi.net/