Sarri i pakënaqur pas fitores me PAOK-un, kjo është arsyeja
Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka folur pas fitores ndaj PAOK-ut.
Sport
Ekipi i tij fitoi në Greqi 1:0 me golin e Willian.
Sarri u shpreh i kënaqur me fitoren dhe paraqitjen, por jo me rezultatin, përcjellë “Lajmi.net”.
“Jam i kënaqur për tri pikët dhe për paraqitjen, por jo për rezultatin”, deklaroi Sarri për “Sky Sport”.
“Kemi patur shumë raste dhe duhej të kishim shënuar më shumë, por nuk e kemi bërë. Nuk mund të shpërdorosh raste kur ke mundësi të mbyllësh ndeshjen. Besoj se mund të përmirësohemi në këtë aspekt, të jemi më cinikë”.
“Rotacioni? Varet nga situatat, nga momentet. Por gjatë sezonit do të luajnë shumë të rinj”, shtoi ai. /Lajmi.net/