Pas ‘Hava Hava’, Trim Jetullahu zbulon detaje nga kënga e re
"Hava Hava", është projekti i fundit i artistit, Trim Jetullahu.

ShowBiz
Kënga e tij u prit tejet mirë nga publiku e që në kanalin Youtube numëron afro 4 milionë klikime, shkruan lajmi net.
Pas këtij projekti, Trimi në rrjete sociale ka paralajmëruar se është duke punuar në këngë të reja që do i sjell në vazhdim.
Për lajmi net, Jetullahu zbulon detaje ekskluzive të këngës së re që tregon se do të lansohet së shpejti.
“Tekstin dhe melodinë e këngës e kam punuar vetë, vij me solo, beatin dhe mix master, nurteeli ndërsa klipi është realizuar në Zvicër”, thotë Trimi për lajmi net.
Ai ka qenë i ftuar edhe në emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi net, i cili rrëfeu shumë të pathëna rreth jetës private dhe karrierës muzikore. /Lajmi.net/
