Bastoret italiane: Juventus – Lazio, gol nga Ronaldo

Cristiano Ronaldo sonte debuton me Juventusin në Allianz Stadium.

Sport

25/08/2018 10:19

Cristiano Ronaldo zhvillon sonte ndeshjen e tij të parë në Allianz Stadium si futbollist i Juventusit.

Bastoret italiane kanë vendosur kutoa të ulta për golin e parë të portugezit me “Bianconerët” në takimin ndaj Lazios.

1.80 vlerësohet goli i Ronaldos sonte në Torino, përcjell “lajmi.net”.

Dy gola nga Ronaldo kanë kuotën 5.00 kurse het-triku vlerësohët në 16.

Bastet janë të hapura edhe për golin e Ronaldos të asistuar nga Paulo Dybala që mban kuotën 5.00. /Lajmi.net/