“Nejmar nuk ka personalitet, Ibrahimoviç ishte tjetër nivel”
Nejmar ishte lojtari më i kritikuar i Botërorit për mënyrën se si ai zhvilloi lojën e tij, duke e lënë në baltë Brazilin.

Sport
Ndërkohë i fundit që e ka kritikuar brazilianin ka qenë, Bernard Lama i cili është shpallur kampion bote me Francën në vitin 1998.
Në një intervistë për “France Football”, ish-portieri i PSG-së komenton edhe lojën e Nejmarit te klubi francez duke bërë diferencime midis tij dhe Zlatan Ibrahimoviçit cili ka luajtur për parizienët.
“Nejmar nuk mund të jetë ylli i vetëm i klubit, sepse është një lojtar pa karizëm. Fjalët e tij nuk kanë rëndësi. Edhe Ibrahimoviç gabonte ndonjëherë, por prezenca e tij dhe forca e personalitetit të tij nxirrnin në pah klubin dhe shokët e skuadrës. Ibrahimoviç ishte diçka tjetër”.
“Nuk është rasti i Nejmar, sepse ai jeton vetëm për lojën e tij. Faji është gjithashtu i PSG që e ka lejuar të jetojë në flluskën e tij, pa takuar të rinjtë ose duke u përballur me të rinjtë e tjerë duke marrë pjesë në iniciativa. Parisi duhet të dëgjohet. Duhet të jetojë duke u bërë njësh me tifozët edhe përmes kontaktit fizik”.- u shpreh Bernard Lama.