Courtois te Reali, karikaturë qesharake me Messin

Tibo Kurtua është përforcimi më i ri i Realit të Madridit dhe sot presidenti Perez e ka prezantuar portierin e Çelsit të cilin e bleu për 35 milionë euro.

Sport

09/08/2018 16:41

Sot ka dalë edhe karikatura e ditës që lidhet me portierin e ri të “Los Blancos” dhe Lionel Mesin.

Në këtë karikaturë shfaqet argjentinasi i gëzuar teksa mendon se do e ketë të lehtë të shënojë golë poshtë shalëve të portierit.

Kjo pasi “pleshti” i shënoi dy gola në poshtë këmbëve Kurtuasë kur në ndeshjen midis Çelsit dhe Barcelonës në Uefa Champions League në sezonin e shkuar.

Karikatura shoqërohet gjithashtu me një diçiturë që thotë: Lionel Mesi duke ëndërruar për kompletimin e “hat-trick” shalë-hapës kundër Tibo Kurutas, portierit të ri të Realit të Madridit.

404377_TS_09-08-18_7771540586_