Balotelli – Parma, ky është lajmi i fundit
Mario Balotelli nuk do të transferohet te skuadra e rikthyer në Serie A, Parma.
Sport
Ditëve të fundit ka pasur shumë lajme për rikthimin e Balotellit në futbollin italian, te skuadra e Parmës.
Sulmuesi italian ka shprehur haptas dëshirën për t’u larguar nga Nice pas qëndrimit dy vjeçar.
Skuadra e Parmës ka njoftuar se është e pamundur të arrihet marrëveshja me Balotellin.
Megjithëkëtë, ka mundësi të mëdha që Balotelli të rikthehet në Serie A, pasi ka edhe disa skuadra tjera të interesuara për të, njëra ndër to edhe Fiorentina./Lajmi.net/