Haradinaj: Në Bruksel nuk guxon të diskutohet tema e ndarjes

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku po bisedohet për dialogun me Serbinë, ka thënë se pika kryesore e rezolutës që del nga Kuvendi duhet të jetë se askush nuk do e diskutojë temën e ndarjes.

Lajme

30/07/2018 17:52

“Mendoj që pika kryesore e kësaj rezolute duhet të jetë që nuk guxon të diskutohet tema e ndarjes. Gjithashtu në këtë rezolutë duhet të jetë pikë kryesore edhe formimi i Asociacionit sipas ligjeve të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se qytetarët e Kosovës nuk e kanë shqetësimin kryesor se kush e kryeson dialogun, mirëpo epilogun e këtij procesi, shkruan lajmi.net.

“Sa i përket se kush e kryeson dialogun, grupet parlamentare kërkush nuk po i ndalë për me pasë përfaqësues të tyre, po shihet që shqetësimi i të gjithë deputetëve dhe qytetarëve do të jetë epilogu i këtij procesi. Nuk besoj që ka vullnet qytetar që ne të dalim humbës në Bruksel”, shtoi tutje Haradinaj.

Në fund, Haradinaj u bëri thirrje deputetëve që të punojnë për hartimin e një rezolute sa më të mirë, dhe t’i ndalin akuzat që sipas tij po i humbin kuptimin këtij debati./Lajmi.net/