Ja çka i ndodhi Gent Fatalit gjatë xhirimeve të “Na vjen dita”

Para pak ditësh Gent Fatali dhe Bes Kallaku publikuan këngën e re "Na vjen dita" (Bella Ciao).

ShowBiz

30/07/2018 14:18

Projekti është shoqëruar edhe me videoklip e që u prit mjaft mirë nga fansat e dyshes, shkruan lajmi net.

Ndërsa, së fundmi reperi ka ndarë një moment qesharak me ndjekësit nga prapaskenat e këtij videoklipi. Teksa xhiron një skenë para veturës, Fatali tenton të ulet sipër makinës por rrëzohet brenda.

“Video motivuese: Kur rrxohesh njet qu prap dhe vazhdo”, është mbishkrimi që ia ka vënë fotos.

Ndryshe, kënga tashmë numëron mbi një milion klikime në kanalin zyrtar, Youtube. /Lajmi.net/

 

https://www.instagram.com/p/BlnpCCBlX2A/?hl=en?&taken-by=gentfatali

YouTube player