Daddy Yanke sjell video nga koncerti: Faleminderit Shqipëri
Ylli i hiteve reggaeton ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.

ShowBiz
Është fjala për Daddy Yanke i cili të premten mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skëndërbej”, Tiranë, shkruan lajmi net.
Përveç këngëtarit të hitit “Despacito”, të pranishëm për të ndezur atmosferën ishin edhe Enca Haxhia dhe reperi, Ledri Vula.
E pas këtij koncerti madhështor, Daddy Yanke publikoi pjesë të paharruara të eventit të lartpërmendur. “Faleminderit Shqipëri”, shkruan ai.
Ndryshe, Daddy është i njohur për hitet e mëdha që kanë qindra e mijëra klikime në Youtube. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Bl0R5WegaTP/?hl=en?&taken-by=daddyyankee