PREMIERË: “1 për krejt” vjen nga Meda dhe Mc Beka
Këngëtari Mehdin Përgjeqaj i njohur në publik si Meda, është shumë aktiv me projekte të reja muzikore.

ShowBiz
Ai ditë më parë ka paralajmëruar një projekt të ri në duet me Mc Bekën, këngë e cila sapo është publikuar në kanalin YouTube, shkruan lajmi.net.
Këtij projekti, në të cilin dyshja i këndojnë atdheut, ia kanë shoqëruar edhe videoklipin, i cili po ashtu sjell motive kombëtare.
Për tekstin e këngës është përkujdesur Ghulo dhe Mc Beka, muzikën e ka bërë Nurteel, ndërrsa videon VSM, me skenar dhe regji të Mc Bekës.
Më poshtë mund ta dëgjoni “1 për krejt” nga Mc Beka dhe Meda. /Lajmi.net/
