Plagosi një person në Prizren, arrestohet dorasi

Në rrugën “Ali Hadri” në Prizren është arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore.

Lajme

03/07/2018 11:06

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: një revolver, tri pistoleta, (dy prej tyre, njëra me gaz dhe tjetra lodër) dhe 202 (dyqind e dy) fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prokuroria ka hapur rast për ‘vrasje në tentativë’. /Lajmi.net/