Ekskluzive: Skivi largohet nga labeli BabaStars
Reperi Visar Shala i njohur si Skivi nuk është më pjesë e BabaStars.
ShowBiz
Kjo është bërë e ditur për lajmi.net ekskluzivisht nga burime pranë këtij labeli, shkruan lajmi.net
Sipas tyre, Skivi ka një vit që nuk është pjesë e BabaStars. Se Skivi është larguar nga grupi me të cilin ka punuar prej vitesh, dëshmohet edhe me dy projektet e fundit muzikore të cilat nuk janë publikuar në kanalin e grupit por të Skivit.
Fjala është për duetin e fundit me Genën, këngën ‘Kijamet’ dhe atë solo ‘Dita Nata’ të publikuar para katër muajsh.
Pjesë e BabaStars në krye me Getin prej kohësh nuk është më as njëri prej menaxherëve, Albert Krasniqi.
Kujtojmë se Alberti sa ishte në BabaStars ka qenë menaxher i Skivit dhe pas largimit nga ky label dyshen i kemi parë shpesh tek shoqërohen bashkë dhe fotografi kanë hedhur edhe në rrjete sociale./Lajmi.net/