Love you without knowing është prezantimi i parë i këtij artisti me famë botërore në Kosovë, pas shumë ekspozitash në muze e galeri prestigjioze të botës. Ekspozita vjen pas përfaqësimit tejet dinjitoz të shtetit të Kosovës nga Xhafa në Bienalen e 57-të të Venedikut më 2017, me veprën lost and found.
Kjo ekspozitë u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me përkrahjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë dhe Komunës së Prishtinës.
Po ashtu, realizimin e ekspozitës e ndihmuan me pjesëmarrjen e tyre Kuvendi i Kosovës dhe Komuna e Pejës, Ansambli i Komunës së Gjakovës, si dhe kompania ndërtimore Bavaria.
Eventet rreth hapjes së ekspozitës zhvillohen në pesë lokacione të ndryshme si vijon:
BAZENI ME DYMBËDHJETË KITRRA
5 Korrik, ora 11:00, Shtegu i Shëndetit (afër Bazenit) në rrethinë të Pejës
Konferenca për shtyp dhe inaugurim në bashkëpunim me Komunën e Pejës (nisja për Pejë (për mediat e interesuara bëhet nga Galeria Kombëtare me transport të organizuar në orën 8:30 më 5 Korrik. Paraprakisht duhet të konfirmohet në numrin kontaktues të Galerisë Kombëtare të Arteve).
BILBILI (vetëm për mysafirët me ftesa të veçanta)
5 Korrik, ora 18:00, Salla e Kuvendit të Kosovës në bashkëpunim me Ansamblin e Komunës së Gjakovës
LEPURI I BARDHË
5 Korrik, ora 20:00 , Galeria Kombëtare e Kosovës
Në ekspozitën e parë individuale në Kosovë, Xhafa do të prezentohet me projektin e ri woven soil dhe me një përzgjedhje retrospektive veprash të realizuara gjatë karrierës së tij 20-vjeçare, të ekspozuara në muzetë më të njohur botëror.
LEPURI I ZI
6 Korrik, ora 12:00, Salla Armata, sheshi Zahir Pajaziti në Prishtinë
Bisedë publike me artistin Sislej Xhafa dhe Kuratorin