Fillon aktiviteti për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së

Me vendim të Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, është themeluar Këshilli Organizativ për rivarrimin e dëshmorëve të UÇK-së, të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë.

Lajme

18/06/2018 16:40

ë martën do të fillojë puna e zhvarrimit të dëshmorëve të UÇK-së të Zonës Operative të Drenicës në varrezat e fshatit Polac të komunës së Skenderajt.

Në të njëjtën ditë fillon rivarrimi në kompleksin memorial në fshatin Marinë të komunës së Drenasit.

Ky aksion do të vazhdojë për disa ditë, deri sa të bëhet rivarrimi i gjithsejtë 122 dëshmorëve të rënë të UÇK-së./klankosova