Vardy befasohet me shkarkimin e Lopeteguit nga Spanja
Jamie Vardy ka pranuar se mbeti i befasuar me vendimin e Spanjës për shkarkimin e selektorit Julen Lopetegui.
Sport
Sulmuesi i Anglisë, Jamie Vardy ka pranuar se mbeti i befasuar me vendimin e Spanjës për shkarkimin e selektorit Julen Lopetegui.
“Është e çuditshme, nuk di çfarë të them”, ka thënë Vardy.
“Si lojtarë të Spanjës, ata e dinë se si të luajnë ndeshjen në fushë. Nuk do të ndryshojë asgjë”, ka shtuar anglezi.
“Nëse ka ikur menaxheri, jam i sigurt se në fushë ata do të luajnë stilin që e kanë zakonisht. Për këtë kanë pasur sukses”, u shpreh ai. /Lajmi.net/