Zbulohen gjurmët më të vjetra të kafshëve në botë

Në Kinë janë zbuluar mbetjet më të vjetra në botë të fosileve të kafshëve.

Fun

08/06/2018 09:54

Gjurmët më të vjetra janë zbuluar gjatë gërmimeve që kryen shkencëtarët e Institutit të Gjeologjisë dhe Paleontologjisë në Nanjing dhe atyre të Universitetit amerikan të Virxhinias.

Hulumtimet e ekipit të ekspertëve janë kryer në tre zona pranë lumit Yangtze. Supozohet se gjurmët në dy linja paralele i përkasin kohës mes 541-551 milionë vjet më parë.

Shkencëtarët supozojnë se gjurmët mund t’i përkasin paraardhësve të artropodëve ose krimbave. Të dhënat u publikuan në gazetën “Sceince Advance”.