Kështu festuan mbrëmë Heidi dhe Haxhi Krasniqi pas fitores
Haxhi Krasniqi mbrëmë ka fituar titullin në EBU në kategorinë super të mesme.
ShowBiz
Ai ka mposhtur boksierin rus Stanislav Kashtanov në WeeArena në Bad Tolz, duke fituar titullin evropian në kategorinë super të mesme, shkruan lajmi.net.
Padyshim se nuk kishte si të mungonte edhe e dashura e Krasniqit, modelja Heidi Lushtaku, e cila ishte aty për t’i dhënë përkrahje.
Ajo dukej tejet atraktive e veshur me një kostum bardhë e zi, ndërsa gjatë gjithë kohës ka sjell imazhe në rrjete sociale.
Pas përfundimit të duelit, modelja publikoi një video në të cilën shihet përkrah të boksierit, i cili thoshte “ja kemi nis tash me festu me çipsa, nesër shkojmë me fli, me pite, me të gjitha”. /Lajmi.net/