Rama: Xhafer Tahiri e ka dhënë besën e shqiptarit se nuk do ta rrënojë Shtëpinë e Kulturës

Ish drejtoresha e kulturës në Komunën e Vushtrrisë, Shpresa Rama, ka thënë se kryetari i tanishëm Xhafer Tahiri nuk e ka mbajtur premtimin e dhënë në fushatë për mosrrënim të Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet.

Lajme

28/05/2018 18:51

“Kryetari ka premtuar që këtë objekt nuk do ta rrëzojë, do ta fusë në mbrojtje dhe do ta konservojë”.

“Nuk e ka mbajtur premtimin”.

“Nëse është votuar me shumicë, qytetarët e presin realizimin e premtimeve të dhëna”, ka thënë Rama, njofton Klan Kosova.

“Në faqen e komunës, kryetari e ka nxjerrë vendimin e Kuvendit Komunal për rrënim të pjesshëm. Sikur të isha në vendin e tij, publikisht premtoj se do ta ruaja dhe do ta konservoja këtë objekt”.

“Tahiri e ka dhënë besën e shqiptarit që do ta bëjë një projekt të tillë”.

Rama iu drejtua Tahirit me kritika të ashpra.

“E ke dhënë premtimin publikisht se do të ndalet projekti ‘keqdashës’ i PDK-së. Gjashtë muaj prite dhe në fund e nënshkrove”.

Ajo ka thënë se sikur PDK-ja të ishte duke udhëhequr me Vushtrrinë, nuk do të bëhej rrënimi i pjesshëm i Shtëpisë së Kulturës.