E pyesin për besimin fetar, kjo është përgjigja e Noizyt
Rigels Rajku i njohur në publik si Noizy është një nga reperët më të kërkuar shqiptar.

ShowBiz
Ai është shumë aktiv me projekte të reja muzikore dhe koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan lajmi.net.
Reperi është përfshirë në një debat me fansat e tij, të cilët e pyesnin atë se cilit besim fetar i takoon ai.
“Jam njeri. Të pyesësh për fenë është si të pyesësh a ke shkollë. Për fat të keq shkollë nuk kam dhe aq shumë por mësova nga jeta disa rregulla të forta të cilat vazhdoj i zbatoj pa shkollë. Mos doje të thoje a besoj në zot, në zot po, por nuk jam me skuadra e majtë e djathtë. Jam OTR”, ka shkruar Noizy në përgjigjen e tij.
Por, pasi fansi e pyeti direkt nëse është mysliman apo i krishterë, përgjigja e reperit ishte “Jam njeri”, duke lënë në pikëpyetje çështjen se cilit besim i takon. /Lajmi.net/