Adelina Ismaili po i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’, kjo është kënga e re

Prej kohësh, Adelina Ismaili është shkëputur nga muzika.

ShowBiz

18/05/2018 20:57

Këngëtarja kishte vendosur që t’i përkushtohet tërësisht familjes së saj, më së shumti, rritjes së djalit, shkruan lajmi.net.

Me t’u kthyer në Kosovë, Adelina sfidoi veten në një profesion tjetër, e që është aktrimi, meqë rast fitoi rol në serialin “O sa mirë”.

Por, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’, muzikës, këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një videoje në rrjete sociale.

Kënga do të mbajë titullin “T’iqe”, ndërsa këngëtarja e sjell të vizuelizuar edhe me videoklip.

Se çfarë ka përgatitur Adelina për rikthimin e fuqishëm në tregun muzikor, i cili çdo ditë po pasurohet me artistë të rinj, mbetet të shihet ditëve në vijim. /Lajmi.net/

T’iqe is coming…

A post shared by Adelina Ismaili (@adelinaofficiel) on