Bonucci i dërgon mesazh Juventusit pas humbjes në finalen e Coppa Italia

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci ka reaguar pas humbjes nga Juventus në finalen e Coppa Italia.

Sport

10/05/2018 09:26

Leonardo Bonucci ka uruar Juventusin për triumfin në Coppa Italia.

Kapiteni i Milanit publikoi një urim për ish ekipin e tij pas humbjes 4:0 në finalen e Coppa Italia.

“Urime Juventusit për fitoren. Tani na presin edhe dy beteja për ta arritur Evropën. Shikojmë përpara”, shkroi Buffon në rrjetet sociale, përcjell “lajmi.net”.

Bonucci postimin e tij e përcolli me një fotografi të përshëndetjes me kapitenin e Juventusit, Gianluigi Buffon. /Lajmi.net/