Irina Shayk magjepsëse në festivalin e filmit në Kanë
Njihet si një ndër modelet më të bukura në botë.

ShowBiz
Modelja Irina Shayk ka mahnitur gjatë parakalimit të të famshmëve në qilimin e kuq në premierën e “Yomeddine”, të mërkurën gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, shkruan lajmi.net.
Irina kishte veshur një fustan të zi të gjatë, në të cilin dukej magjepsëse, ndërsa gjithë paparacët vëmendjen e kishin tek ajo gjatë parakalimit në tapetin e kuq.
Bukuroshja kishte aplikuar një grim të lehtë në fytyrë, kombinuar me buzët e kuqe, kurse flokët i kishte lidhur shumë thjeshtë.
Kujtojmë që Irina është në lidhjen me aktorin Bradely Cooper dhe së bashku kanë një vajzë të cilën e pagëzuan Lea De Seine Shayk Cooper. /Lajmi.net/