Irani sulmon me raketa Izraelin (Video)

Ushtria e Izraelit tha se forcat iraniane kanë hedhur raketa në pozicionet e saj në Lartësitë e pushtuara Golan.

Bota

10/05/2018 09:23

Ajo tha se rreth 20 raketa janë hedhur nga Garda Revolucionare e Iranit, mëngjesin e sotëm, dhe se disa prej tyre janë parandaluar nga caku.

Ditë më parë, Izraeli ka thënë se ka vënë re “aktivitete të parregullta” të forcave iraniane në rajon.

Izraeli i ka vënë trupat në Lartësitë Golan në gatishmëri të lartë dhe ka kërkuar nga civilët të gjejnë strehim, shkruan rel.

Forca e Mbrojtjes e Izraelit tha se, në përgjigje, ka qëlluar dhjetëra objekte iraniane me sulme ajrore.

Agjencia siriane e lajmeve Sana tha se raketat izraelite janë rrëzuar në jug të Homsit, por shtoi se një depo e armëve dhe një instalim radari janë goditur.