Zbulohen fjalët e Buffonit për Donnarumman pas ndeshjes Juventus – Milan
Gianluigi Buffon e ngushëlloi Gigio Donnarumman pas takimit Juventus - Milan në finalen e Coppa Italia.

Sport
Gianluigi Buffon ka mbështetur Gigio Donnarumman pas ndeshjes Juventus – Milan në finalen e Coppa Italia.
Portieri i Milanit bëri dy gabime të rënda në humbjen 4:0 nga “Bianconerët”.
Por, pas takimit ai u ngushëllua nga Buffon, përcjell ‘lajmi.net’.
“I ke vetëm 20 vjet”, i tha Buffon pasi e përqafoi dhe i shfaqi mbështetjen e tij pas përfundimit të takimit final në Stadio Olimpico të Romës. /Lajmi.net/