Sevilla fiton ndaj Real Madridit

Andaluzianët fituan me rezultat të ngushtë, 3:2.

Sport

09/05/2018 23:22

Sevilla ka mposhtur Real Madridin në kryendeshjen e xhiros së 36 në La Liga.

Andaluzianët fituan me rezultat të ngushtë, 3:2.

Golat për Sevillan i shënuan Ben Yedder, Layun dhe Ramos (og).

Ndërkohë, për Realin realizuan Borja Mayoral dhe Ramos.

Sevilla me këtë fitore del në pozitën e 7 dhe aktualisht siguron Ligën e Evropës, derisa Reali mbetet i treti. /Lajmi.net/