Iraku mbyll aeroportet dhe pikat kufitare ditën e zgjedhjeve

Iraku do të mbyllë aeroportet dhe pikat kufitare për 24 orë më 12 maj për shkak të zgjedhjeve kombëtare, ka njoftuar televizioni shtetëror, transmeton Reuters.

Bota

09/05/2018 16:37

Procesi zgjedhor në Irak të shtunën mbahet për herë të parë pas mposhtjes së grupit militant, Shteti Islamik, i cili më 2014 kishte pushtuar pjesë të mëdha të territorit të këtij shteti.

Mbyllja e këtyre pjesëve do të fillojë zbatimin në mesnatën e së premtes.