Liburn Aliu nuk ndalet së talluri më partinë e re të Shpend Ahmetit: Mbetje e gjellrave të pangrëna

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu është tallur edhe njëherë me logun e re që prezantuan  dje deputetët e GDP’së, të cilët kanë marrëveshje me Kaqusha Jasharin rreth transformimit të partisë SDP.

Lajme

09/05/2018 12:48

“Logo në stilin Buqkurosh”, e quajti ai logon e partisë së ish bashkëpartiakëve, shkruan lajmi.net.

Por, Aliu nuk është ndalur me kaq. Sot ai e ka sqaruar nocionin “Buqkurosh”. Këtë herë ka goditur prestarët e ish partisë së tij.

“Buqkurush në burgun e Lipjanit në vitin 1997, i thonim gjellës që na e servonin shpesh në darkë, e që nuk ishte asgjë pos një përzierje me mbetjet e gjellërave të pangrëna”, ka shkruar Aliu në fb . /Lajmi.net/