“Kudo që shkojë dhe kudo që të jetë populli serb, shtylla e tij është Kisha Ortodokse Serbe, e cila po përballet me një sfidë për tu përballur me një valë të re të emigrantëve. Ajo për të cilën nuk po flitet është fakti se gjendemi para shpërnguljes së përgjithshme, e cila tashmë ka prekur Kroacinë, por nuk ka dyshim se do ta përfshije edhe pjesën tjetër të Evropës Juglindore, Ballkanit apo si ta quajmë, këtë pjesë tonën të botës “, tha peshkopi Jovan, përcjell Telegrafi.
Peshkopi Jovan ka paralajmëruar se migrimi i serbëve nga Serbia do të ndodhë kur BE-ja të lehtësojë punësimin e shtetasve të vendeve që nuk janë anëtare të Unionit, raporton Mitropolitana e Malit të Zi dhe bregdetit.
“I riu serb nuk sheh perspektivë në atdheun e vet. Në një situatë të tillë, ai mësynë vendet e e vjetra kapitaliste ku ekzistojnë standarde dhe dinjiteti i punëtorëve. Gjermania aktualisht ofron një milion vende pune”, tha Peshkopi Jovan.