Gjendet një trup i pajetë në lumin Ibër

Pasditen e së martës rreth orës 17:30 është gjetur një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Ibër, në Mitrovicën e Jugut.

Lajme

08/05/2018 18:17

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia si dhe ekipet mjekësore. Këta të fundit kanë konfirmuar se trupi i gjetur është i pajetë.

Një gjë të tillë për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Deri më tani dihet se viktima është femër ndërsa detaje të tjera rreth kësaj ngjarje pritet të bëhen të ditura me kohë.