Kur shfaqen më shumë aknet

Aknet shkaktohen nga një kombinim i katër faktorëve: prodhimi në sasi të larta të yndyrës, bakteret, inflamacioni dhe bllokimi i poreve me papastërti (qeliza të vdekura).

Lifestyle

06/05/2018 15:16

Dr. Shainhouse thotë se hormonet (specikisht testosteroni dhe progesteroni) mund të rrisin nivelin e yndyrës si dhe të shkaktojnë acarimin e lëkurës. Kjo është arsyeja pse ju shfaqen akne gjatë ciklit menstrual, ku trupi i prodhon këto hormone në sasi të larta.

Sipas ekspertëve, hormonet (në mënyrë specifike testosteroni dhe progesteroni) mund të rrisin prodhimin e yndyrës, si dhe reagimin inflamator. Prandaj përkeqësohen edhe më shumë aknet në javën kur ju kanë ardhur periodat – sepse në këtë periudhë trupi mund të prodhojë më shumë progesteron dhe testosteron.

Hormonet janë të pabalancuara gjatë adoleshencës dhe pubertetit, prandaj dhe adoleshentët kanë shumë akne.