Për burrëri të shëndetshme: Gjëra të papritura të cilat dëmtojnë spermën

Pa marrë parasysh se a planifikon që aktualisht të bëhet baba apo jo, për secilin mashkull është me rëndësi që “notarët e vegjël” të jenë të lëvizshëm dhe të shëndetshëm.

Lifestyle

05/05/2018 20:00

Prandaj, po ju japim disa gjëra kryesore të cilat kanë të bëjnë me fertilitetin tuaj.

Defektet

Hulumtimi i bërë në universitetet Manchester e Sheffield kanë zbuluar që konsumimi i marihuanës mund të ketë ndikim serioz në fertilitetin e mashkullit. Mirëpo, me gjithë mendimin e rrënjosur të deritashëm nuk janë gjendur lidhjet se a kanë ndikim të njëjtë alkooli dhe veshjet e ngushta të brendshme.

Rrini larg laptopit dhe aparateve të mençura

Hulumtimi i botuar në revistën Fertility and Sterility, ka konstatuar ekzistimin e lidhjes midis përdorimit të laptopit me rrjetit Wi-Fi dhe cilësisë së keqe të spermës.

Hani pemë e perime të kuqe

Në raportin të cilin e ka botuar klinika e Klivlendit, është treguar që konsumimi i likopenit përmirëson cilësinë e spermatozoideve. Likopeni është materie e rëndësishme ushqyese e cila më së shpeshti gjendet në pemë dhe perime të kuqe siç janë: domatja, shalqiri, dredhëzat, qershitë dhe specat.

Mos vozisni shumë biçikletën

Një studim spanjoll i Qendrës së Andaluzisë për mjekësi sportive dhe Universitetit në Las Palmas, ka konstatuar që vozitja e tepërt e biçikletës mund të ndikojnë seriozisht në formën dhe cilësinë e spermatozoideve, ndërkaq vetvetiu edhe në forcën e tyre të fertilitetit.

Mos e teproni me nxehtësinë

Një hulumtim i bërë në Universitetin e Kalifornisë ka treguar që te pesë nga 11 meshkuj të cilët nuk kanë bërë dush me ujë të nxehtë apo nuk janë larë në banja të nxehta, numri spermatozoideve është shtuar për afro 500 për qind.

Pini kafe, por mos e teproni

Hulumtuesit e Universitetit të Sao Paolos në Brazil kanë konstatuar që konsumimi me masë i kafes përmirëson lëvizshmërinë e spermatozoideve. Ndërsa, studime tjera thonë se konsumimi i tepruar i kafes, mund të ndikojë në efektshmërinë dhe plleshmërinë e meshkujve.