Orinda Huta dhe Turjan Hyska në pritje të fëmijës së parë
Orinda Hutën dhe Turjan Hyskën mund t'i quajmë padyshim një prej çifteve më të komentuar dhe kryefjala e mediave prej vitesh ku çdo e re lidhur me ta, përbën interes për publikun shqiptar.
ShowBiz
Vitin e kaluar çifti i gëzoi të gjithë me lajmin se do lidhnin kurorë dhe dasma e tyre ishte në qendër të vëmendjes.
Ndërsa këtë vit nga Turi dhe Orinda kemi një lajm akoma edhe më të bukur. Burime të “Xing.al” bëjnë të ditur se çifti shumë i dashur për publikun, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Orinda është disa muajshe shtatzënë, por ajo dhe Turi kishin vendosur ta mbanin të fshehtë edhe për pak kohë.
Vetë Orinda u përfol për shtatzëni pak muaj më parë kur në një foto shfaqej me barkun e fryrë, por moderatorja e mohoi duke u shprehur se ishte efekt i teminave dhe xixave të fustanit.
Nuk bëhet ende e ditur nëse çifti është në pritje të një vajze apo djali.