Sekreti i inteligjencës: Shkenca bën hapat e parë në këtë drejtim

Për herë të parë shkencëtarët kanë zbuluar që personat e mençur kanë qeliza të trurit më të mëdha krahasuar me moshatarët e tyre.

Lifestyle

02/05/2018 16:51

Përveç që janë më të fryra, këto qeliza kanë lidhje më të mira me fqinjët e tyre, kështu duke mundësuar procesimin e më shumë informatave në një kohë më të shkurtër.

Studimi i udhëhequr nga Natalia Goriounova nga Free University Amsterdam, ka realizuar testimet e IQ tek 35 persona, të cilët do t’i nënshtroheshin operacionit në tru. Gjatë operacionit mjekët kanë marë një mostër të vogël të indeve të shëndosha të trurit të vullnetarëve të cilat më pas janë studiuar në laborator.

Pas krahasimit të madhësisë dhe formave të tyre, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se personat që kishin IQ më të lartë kishin qelizat më të mëdha të trurit.

Po që se rezultatet e këtij studimi konfirmohen, kjo mund t’i ndihmojë studiuesit të gjejnë forma për rritjen e inteligjencës.