Sqarohet Bekim Jashari: Ja pse shkova në shtëpinë e Sami Lushtakut

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas raportimeve se ka vizituar Sami Lushtakun, të cilin e kritikonte për bllokimin e punës në komunë.

Lajme

01/05/2018 18:46

Por Jashari në facebook ka thënë se në këtë vizitë ka qenë vetëm shoqërues i kryeministrit Haradinaj.

Ai iu ka premtuar qytetarëve se do të vazhdojë të jetë “transparent dhe llogaridhënës”.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë t’a takoj në Komunën tonë Kryeministrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj me të cilin biseduam për projektet e Komunës së Skenderajt.

Kryeminstrin e Kosovës z. Ramush Haradinaj e falënderoj për vizitën dhe mbështetjen e tij.

Sot me kërkesën e tij si nikoqir i Komunës, e shoqërova z. Haradinaj, edhe në një ndejë private te ish-kryetari Sami Lushtaku.

Prandaj dua të sqaroj gjithë opinionin se unë si nikoqir i Komunës isha shoqërues i Kryeminstrit dhe asgjë më shumë.

Vazhdoj të jem Kryetar i Skenderajt transparent, llogaridhënës dhe nuk ka asnjë lëkundje në projektet tona për zhvillim të Skenderajt dhe qëndroj prapa të gjitha deklaratave të mia për të gjitha zhvillimet.

Qytetarët e Skënderajt po e shohin frymen e re të qeverisjes me transparencë dhe llogaridhënie, pa korrupsion me duar të pastërta, me synim të qartë arsimin dhe zhvillimin e Skenderajt.

Image may contain: 6 people, people standing, outdoor and nature