Naim Bunjaku – Xuxi ka pranuar urime të shumta sot me rastin e ditëlindjes

Këngëtari dhe prezantuesi i njohur, Naim Bunjaku- Xuxi sot ka një arsye për të festuar.

ShowBiz

29/04/2018 17:14

Kjo për faktin se ka mbushur 50 vite jetë dhe me rastin e kësaj dite të rëndësishme për të, Xuxi ka pranuar urime të shumta në llogarinë e tij në Facebook, shkruan lajmi.net

Ndonëse është fokusuar si në karrierën e tij si prezantues, ai mbetet i dashur për publikun dhe projektet e tij muzikore janë të pavdekshme.

Ndryshe ai është i martuar dhe një kryefamiljar e baba shumë i përkushtuar./Lajmi.net/