Sinan Vllasaliu me projekt të ri
Këngëtari Sinan Vllasaliu për vite të tëra i ka qëndruar besnik skenës muzikore.
ShowBiz
Vetëm dy muaj pas publikimit të projektit të ri me titull “Shko”, ai po vjen me këngë të re, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes llogarisë së tij në Instagram, duke publikuar një sekuencë të shkurtër të këngës.
Përmes atij postimi, Sinani bëri të ditur që kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Kujtojmë që këngëtari është shumë aktiv edhe me mbrëmje muzikore në çdo vend ku ka shqiptarë. /Lajmi.net/