Zidane i dërgon një mesazh Iniestas
Zinedine Zidane ka uruar Andres Iniestan për të ardhmen e tij.
Sport
Zinedine Zidane ka një mesazh për legjendën e Barcelonës, Andres Iniesta.
Trajneri i Real Madridit i ka uruar shumë fat Iniestas, i cili së shpejti pritet ta konfirmojë largimin e tij nga klubi katalan.
“Iniesta? Për ata që u pëlqen futbolli, ta shihni një futbollist si ai duke u larguar …. Nuk e njoh personalisht”, u shpreh Zidane në konferencë për media, përcjell “lajmi.net”.
“E admiroj lojën e tyre dhe i dëshiroj gjitha të mirat për të ardhmen, mbi të gjitha si person”, theksoi francezi. /Lajmi.net/