Gropa, mbeturina, ndriçim… Haskuka “bombardohet” me kërkesa nga qytetarët e tij /FOTO

Kryetari Mytaher Haskuka është “bombarduar” me kërkesa nga qytetarët e Prizrenit.

Lajme

26/04/2018 23:34

Qytetarët kanë shtruar kërkesa nga më elementarët: rregullim të rrugëve, ndriçimit publik, heqje të mbeturinave etj. Pos në zyrat e Komunës, dhjetëra kërkesa ata i kanë bërë edhe në platformën digjitale “ndreqe.com”.

Të raportuar për dy muaj në këtë platformë janë, 24 raste që kërkojnë zgjidhje, të ndrequra janë vetëm tetë, ndërsa gjithsejtë të raportuar që duhet të ndreqen janë 151 raste, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund të shihni vetëm disa raste të raportuara gjatë muajit prill.

Në lagjen “Rexho Bajraktari” në Prizren, mungon ndriçimi i rrugës. “A mund te intervenohet ju lutem”, ka shkruar një qytetar.

Po ashtu, është raportuar edhe për shtylla të dëmtuara në qytet të cilat nuk kanë ndriçim.

3038-1-full

“Këto vetura janë qe 5 vite në te njëjtin vend, janë mbush mbeturina era e tmerrshme vjen. Veturat ndodhen ne Prizren – lagja Ortakoll, rruga bingenit”, ka shkruar një qytetar i cili ka publikuar dy fotografi.

????
Po ashtu, një qytetarë ka publikuar fotografi, ku tregojnë për grumbuj të mbeturinave në afërsi të shkollës.

Është raportuar edhe për bllokim të trafikut, konkretisht për vetura të parkuara në rrugë.

“Kur bie shi shembet asfalti edhe bëhet gropë çdo herë e ma shum, edhe dëmtohen veturat shumë nga kjo gropë”, ka thënë një qytetar i cili ka postuar dy fotografi.

Është raportuar edhe për një gropë të thellë në një rrugë.

Qytetarët po ankohen edhe për shtyllat e vjetra të rrymës.

“Disa here kemi bërë kërkesë me e nderru shtyllën edhe me shkrim edhe gojarisht, mirëpo skemi mare kuruare përgjigje. Problemi është qe matesi i rrymës (konsolla) e mban shtyllën dhe me pik brenda në shtëpi kur ka riga te shiut dhe te bores”, ka qenë ankesa e një qytetari.

Ka ankesa edhe për gjendje e keqe në shkollën “Ekrem Rexha” në Lubizhdë.

qwefwefwe

Qytetarët po kërkojë që të rregullohen dhe hartat orientuese për turistët.

“Që dy vite mbeturinat ndodhën këtu”, thotë një qytetar.

frgerg

“Këtu hapet gropa sa herë qe e rregullojnë vet KFORI turk, nuk e di pse nuk intervenon komuna ne ketë rast, sepse po ka shumë probleme tash e 10 vjet askush s’interesohet për ketë problem. Bash ne hyrje dhe dalje te lagjes problemi madh dhe për kalimtaret kalojnë makinat i spërkasin kalimtaret me ketë gropë qe është rrëmujë, flm”, thotë një qytetar tjetër. /Lajmi.net/